Holanda do të ndalojë shitblerjen e fishekzjarrëve

Parlamenti holandez ka votuar për ndalimin e blerjes dhe ndezjeve të fishekzjarrëve nga banorët.
Shumica e deputetëve mbështetën ndalimin e blerjes nga konsumatori, por mbështetën një mocion të veçantë për shtyrjen e këtij vendimi, për shkak të pretendimeve potencialisht të mëdha kompensimi nga furnizuesit e fishekzjarrëve, shkruan BBC-i.
Fishekzjarrët kanë qenë një traditë e Vitit të Ri për dekada në Holandë, por shkalla e lëndimeve dhe dëmtimeve gjatë natës është rritur në vitet e fundit.
Natën e Vitit të Ri të kaluar, dy persona u vranë dhe 1,162 persona kishin nevojë për trajtim urgjent për një sërë lëndimesh, duke përfshirë djegiet dhe dëmtimet e syve.
Nuk është vetëm se fishekzjarrët në rrugët e Holandës janë ndezur në mënyrë rutinore, por makina, skuterë dhe ndërtesa janë djegur dhe trazirat kanë shpërthyer me fishekzjarrë të hedhura.
Vitin e kaluar, 200 persona u arrestuan dhe dëmi i shkaktuar nga fishekzjarrët u vlerësua në 16 milionë euro.