Holanda e publikon listën e futbollistëve për EURO20

Kombëtarja e Holandës ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve për Kampionatin Europian që nis nga muaji qershor.
Trajneri, Frank de Boer ka zgjedhur 34 futbollistë, por kjo listë do të shkurtohet pak ditë para fillimit të EURO20 në 26 lojtarë, shkruan IndeksOnline

Holanda para EURO20 do t’i luaj dy miqësore, kundër Skocisë dhe Gjeorgjisë.
Kujtojmë që ‘portokallinjtë” në grupin e EURO20 kanë: Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë./IndeksOnline/