75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 11 Qershor 2024 / L K

Holanda është e “mallkuar”, pas De Jongut lëndohet edhe ylli tjetër i skuadrës

Mbrëmë është zyrtarizuar largimi i De Jongut nga kampi i Holandës. Por duket se ky nuk është lajmi i vetëm dëshpërues për Koeman.

Mesfushori i Atalantës, Koopmeiners ka pësuar lëndim dhe me shumë gjasë do të jetë jashtë Euro 2024. Bëhet fjalë për një lëndim të ri muskular.

Në rast se largohet edhe mesfushori i Atalantës, Holanda do të ketë probleme serioze në mesfushë në Kampionatin Evropian./Indeksonline/