Holanda kualifikohet direkt, Turqia do të luaj në Play-off

Holanda është kualifikuar në finalet e Kupës së Botës, Katar 2022.
Tulipanët kanë mposhtur Norvegjinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së fundit të kualifikimeve.
Golat për Holandën i realizuan Bergwijn në minutën e 84-të dhe Depay në minutën e fundit të ndeshjes.
Turqia do të luaj në Play-off për ta siguruar kualifikimin.
Turqit përfunduan të dytën në grup edhe pas fitores 1-2 ndaj Malit të Zi.
Norvegjia e Haaland do të mbetet jashtë Kupës së Botës. /IndeksOnline/