Holanda luan “tenis” me Turqinë, Franca fiton lehtë ndaj Finlandës

Holanda ka shënuar fitore të thellë në përballje me Turqinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022.
Tulipanët fituan me rezultat 6-1 ndaj kundërshtarit më të vështirë në grupin e tyre.
Holandezët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e shënuar nga Klaassen.
Më pas Memphis Depay shënoi tri gola për të kompletuar hatrikun e tij.
Sulmuesi i Barcelonës realizoi në minutat e 16-të, 38-të dhe 54-të.
Golain e pestë e realizoi Guus Til në minutën e 80-të derisa të gjashtën e reliaoi Malen në minutën e 90-të.
Në minutat shtesë, Under realizoi golin e vetëm për Turqinë.
Holanda kryeson grupin me 13 pikë aq sa ka edhe Norvegjia derisa Turqia është e treta me 11 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Franca ka mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.
Të dy golat për kampionët e Botës i shënoi Griezmann në minutën e 25-të dhe 54-të.
Franca është e para në grupin D me 12 pikë. /IndeksOnline/