Holanda ndalet nga Hungaria
Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Hungarisë dhe Holandës.
Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua në stadiumin ”Puskás Aréna” në Budapest, përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Hungaria shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e Roland Sallai, në minutën e 32-të.
Punët për Holandën u vështirësuan kur Virgil Van Dajk u përjashtua nga loja në minutën e 79-të pas dy kartonave të verdhë.
Por pas katër minutave, ”Tulipanët” arritën ta barazonin rezultatin me golin e Denzel Dumfries.
Ky barazim i kushton Holandës, pasi renditet në vendin e dytë të gupit 3 në Ligën A, me pesë pikë, dy më pak se Gjermania.
Hungaria renditet e treta me 2 pikë, ndërsa Bosnja është e fundit me 1 pikë./IndeksOnline/