22:48 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Holanda përmbys Irlandën Veriore dhe merr kreun e grupit

Holanda ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Iralndës Veriore me rezultat 3:1.

Megjithatë “Tulipanët ishin në disavantazh të vonë, kur Magennis kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 75-të.

Holandezët u këndellën shpejt dhe brenda 14 minutave shënuan plot tri herë për t’i marrë pikët e plota, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, Depay në minutën e 80-të barazoi rezultatin.

Në minutën e parë të lojës shtesë Luuk de Jong i dha epërsinë vendasve ndërsa krejt në sekondat e fundit, Depay shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Holandën për epilogun përfundimtar të takimit./Indeksonline/