19:55 / E Diele, 27 Qershor 2021 / C E

Holanda “përshëndetet” nga europiani, mposhtët nga Çekia

Çekia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.

Çekët në ndeshjen e 1.8 kanë mposhtur Holandën me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Budapest.

Gjërat për Holandën u komplikuan kur De Ligt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të.

Në minutën e 68-të Çekia e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në epërsi me golin e Holes.

Schick shënoi golin e dytë për Çekinë më minutën e 80-të.

Holanda kështu eliminohet nga europiani më herët duke e pasur parasysh se shihej si një nga favoritët.

Në çerekfinale, Çekia takohet me Danimarkën. /IndeksOnline/