75 Mall Live Search
22:53 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Holanda “sakaton” Gjermaninë

Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur Gjermanin në ndeshjen që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Holanda arriti të shënoj fitore me rezultat 3:0 duke thelluar kështu krizën e Gjermanisë, transmeton Indeksonline.

Golin e parë e shënoj mbrojtësi  Van Dijk në minutën e 30-të.  Gjermania u mundua deri ën fund të ndeshjes ta barazonte rezultatin por nuk ja doli.

Në fund të ndeshjes Holanda i dha dy goditje të fuqishme ekipi të Low. Fillimisht Depay në minutën e 87-të, pastaj Wijnaldum në minutën e 93-të.

Me këtë rezultat “Tulipanët” tregojnë që po rikthehen shumë të fuqishëm, ndërsa Gjermania pas kësaj ndeshjes ka shumë gjëra për të rregulluar.

Pas kësaj fitore Holanda renditet e dyta në grupin e saj  me 3 pik, kurse Gjermania renditet e treta  me vetëm një pik. Këtij grupi i prin Franca me katër pik./Indeksonline/