10:29 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / MSH

Holanda shtrëngon edhe më shumë masat kundër Covid-it

Kufizime më të forta kanë hyrë në fuqi në shtetin holandez, teksa numri i rasteve me COVID është duke thyer rekordin.

Holanda madje është duke u shqetësuar edhe nga varianti i ri Omicron, shkruan BBC.

Për të paktë tri javët e ardhshme, lokalet, mjediset kulturore, muzetë, kinematë dhe kafenetë, do të mbyllen nga ora 17:00.

Sipas autoriteteve holandeze, ky sistem do të ndihmojë që spitalet të mos mbingarkohen me të infektuar.

Në anën tjetër, 61 persona kanë hyrë në izolim dhe po testohen për variantin Omicron, pasi të njëjtit kishin fluturuar nga Afrika e Jugut, vend ky ku Omicron ka shpërthyer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ky variant është tëjet shqetësues, teksa provat tregojnë që paraqet rrezikshmëri të lartë të infektimit dhe ri-infektimit.

Holanda është duke u përballur me mungesë të shtretërve të kujdesit intensiv, operacionet po anulohen, dhe qindra njerëz po vdesin çdo javë nga COVID.

Vetëm të premten, u raportua për më shumë se 22 mijë raste të reja, duke shënuar kështu rekord të ri të infeksionit.

Që nga fillimi i pandemisë, shteti holandez ka humbur më shumë se 20 mijë persona nga ky virus.

Në vend shpërthyen protesta të dhunshme nga qytetarë që kundërshtonin karantinën dhe izolimin, protesta këto që akoma po vazhdojnë kohë pas kohe.