20:14 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Holandë, 131 të arrestuar në protestën kundër masave të reja të kufizimit

Policia në Holandë ka arrestuar edhe 131 persona që kanë marrë pjesë në protestën kundër mbylljes së vendit si pasojë e COVID-19.

Këtë të mërkure është nata e katërt e protestave që janë duke u mbajtur atje, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia thuhet se njerëzit janë mbledhur për të njëjtën kauzë qytet të shumta.

Protestat të cilat janë duke u konsideruar të dhunshme kanë ndodhur pas një deklarate të kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ka thënë se do të vendos masa të reja të kufizimit si masa parandaluese të përhapjes së koronavirusit, shkruan Euronews.