Holandë: Familja 6-anëtarëshe me vite ka jetuar në izolim
Policia e Holandës ka gjetur një familje 6-anëtarëshe që ka jetuar me vite ne një fermë në izolim, duke pritur fundin e botës, transmetojnë mediat holandeze.
Policia ka marrë në pyetje personin që ua ka dhënë me qira shtëpinë ku kjo familje, pesë vëllezër të moshës mes 18 dhe 25 vjeç dhe babai i tyre kanë jetuar në një dhomë të vetme.