Holandë: Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkolla përmirësoi procesin mësimor

Ndalimi i telefonave inteligjentë në shkollat holandeze ka përmirësuar mjedisin e mësimdhënies.
Sipas një studimi të ri ka rezultuar se fillimisht rekomandimi për ndalimin e telefonave inteligjente në klasa, u prit me protesta, duket se ka rezultuar pozitiv.
Udhëzimet kombëtare të prezantuara në janar 2024 rekomanduan ndalimin e telefonave inteligjentë në klasa dhe pothuajse të gjitha shkollat i ndoqën udhëzimet, raportoi Guardian.
Pothuajse dy të tretat e shkollave të mesme i njoftuan nxënësit që t’i linin telefonat në shtëpi ose t’i vendosnin në dollapët e tyre në ambientet në shkollë.
Ky vendim njoftojnë autoritetet ka kontribuar për një mjedis më të mirë mësimor.