20:12 / E Diele, 27 Qershor 2021 / C E

Holandezët mbajnë mend ndeshjet ndaj çekëve për kartonë

Lojtarët e Holandës janë ndëshkuar katër herë me kartonë të kuq në ndeshje të Kampionateve Evropiane. Dhe të gjithë kartonët i kanë pranuar në ndeshjet ku ishin të përfshirë çekët.

Në Euro 1976, dy lojtarë të Holandës u ndëshkuan me kartonë të kuq. Që të dy në ndeshje ndaj Çekosllovakisë, shtetit të përbashkët të Çekisë dhe Sllovakisë.

Ndaj Çekisë, Holanda u ndëshkua me një karton të kuq në Euro 2004. Në ndeshjen që po luhet ende mes Holandës dhe Çekisë, me karton të kuq është ndëshkuar Matthijs de Ligt. Ai u përjashtua në minutën e 55-të, pas rishikimit të një fauli përmes sistemit VAR. Holanda po pëson 2:0.