14:57 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Holandezi në karrocë ndihmoi popullin e Kosovës, ambasadori Greiçevci e pret në takim për ta falënderuar

Ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci ka pritur në takim një njeri të veçantë.

Holandezi Christiaan Mensinga, ndonëse me trup të lënduar që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit.

Christiaani ishte për vizitë në “shtëpinë e tij”, në Ambasadën e Kosovës në Holandë ku ka diskutuar me ambasadorin Greiçevci për punën humane që ka bërë për ta ndihmuar popullin e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Statusi i plotë i Greiçevcit:

Ky është holandezi Christiaan Mensinga. Ai është njeri me trup të lënduar, por me zemër të fortë dhe të madhe.

Christiaani, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit.

Angazhimi i tij i veçantë humanitar ka frymëzuar qytetarët dhe autoritetet holandeze për ta ndihmuar Kosovën. Shembull i tij unik bëmirës është pasqyruar në shumë media holandeze.

Christiaanit ia dhurova një libër për humanisten dhe shenjtoren tonë, Nënë Tereza.

Njerëzit si Christiaan të bëjnë të besosh në natyrën e mirë të njeriut. Ai meriton mirënjohjen tonë të pafund.

Dank u Christiaan ????