08:08 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Holandezi Strootman lë Romën, transferohet në kampionatin francez

Mesfushori holandez Kevin Strootman i ka dhënë lamtumirën skuadrës verdhekuqe, për t’iu bashkuar Marseilles në kampionatin francez.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur pasditen e sotme, mbi bazën e 25 milionë eurove, plus tre të tjera bonus mbi paraqitjet. Vetë mesfushori holandez do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Nesër pritet që 28-vjeçari të mbërrijë në Marseille, ku do të kryejë vizitat mjekësore, për t’u vënë më pas në dispozicion të Rudi Garcias, të cilin e ka pasur trajner edhe te Roma.

Mesfushori është blerë nga Roma për 20 milionë euro në 2013-ën, por këtë sezon verdhekuqtë kanë afruar shumë lojtarë në këtë repart dhe kishin nevojën e spastrimeve.