13:44 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Holding me shumë gjasë ka humbur sezonin

Holding pritet të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas lëndimit të tij në gju, në ndeshjën ndaj Manchester United.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit u tërhoq me barelë në pjesën e parë të ndeshjës.

23-vjecari ka vuajtur një dëmtim krucial në ligament që pritet ta mbaj atë jashtë për disa muaj.

Holding ka qenë në formë të mirë për Arsenalin nën Unai Emery, ndërsa kishte raporte se do të ftohej për “Tre Luanët”.

Në anën tjetër, Laurent Koscielny, 33 vjec, sapo u kthye në stërvitje në dy javët e fundit pas një lëndimi që kishte pasur para 7 muajve. /IndeksOnline/