Hollywoodi i bashkon tri ikonat e bukurisë
Kim dhe Kourtney Kardashian ishin ndër të pranishmët e yjeve, ndërsa Victoria Beckhami lansoi dje produktet e saj të fundit të bukurisë në LA.
Motrat u paraqitën aty, sepse donin ta mbështesnin Victorian, shkruan Indeksonline.

Victoria shpërndau një foto në Instagram me motrat e famshme, duke festuar.
Një tjetër figurë e famshme në darkë ishte Rumer Willisi, vajza e familjes mbretërore të Hollivudit Bruce Willis dhe Demi Moore./Indeksonline/
