13:18 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Hollywood në zi, vdes gjatë xhirimeve anëtari i ekipit të “Indiana Jones”

Kanë kaluar disa ditë nga ngjarja tragjike, ku mbeti e vdekur Halyna Hutchins.

Këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër tragjike, ku gjatë xhirimeve të filmit “Indiana Jones 5” mbeti i vdekur Nic Cupac, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘The Sun’, trupi i tij i pajetë u gjet në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut. Vdekja e tij thuhet se ka ardhur për shkaqe natyrale.

Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, si: Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story./Indeksonline/