Hollywoodi në befasi, gati të zyrtarizohet një çift i ri

Aktorja Jennifer Aniston u pa me aktorin Pedro Pascal të shtunën mbrëma pas një darke triorëshe në hotelin “Sunset Tower”.
Aniston kishte veshur xhinse të zeza, një bluzë të bardhë, një jelek të zi dhe çizme me taka, ndërsa Pascal një xhaketë të zezë dhe xhinse.
Edhe pse aktorët mbërritën veçmas pas orës 20:00 dhe u larguan nga darka pak më shumë se gjysmë ore para mesnate, po ashtu veçmas, ata u fotografuan, duke folur me njëri-tjetrin jashtë zonës së shërbimit.
Darka vjen pasi dolën spekulime se Pascal mund të luante në serialin e Aniston “The Morning Show”.
Meqë ra fjala, Aniston ka kohë që nuk është lidhur me askënd. Ajo ishte e martuar me aktorin Brad Pitt nga viti 2000 deri në 2005 dhe me aktorin Justin Theroux nga viti 2015 deri në 2017./Indeksonline/
📸 GALLERY UPDATE: [March 23, 2025] Pedro Pascal leaving the Sunset Tower Hotel with Jennifer Aniston
— Pedro Pascal Photos (@photospascal) March 23, 2025
More photos at: https://t.co/QxPcQi3qcS pic.twitter.com/qYbYA8go0E