20:30 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / AR

Hollywoodi në zi, vdes komiku i njohur

Komiku Tom Smothers është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte pjesë e duos Vëllezërit Smothers bashkë me vëllain e tij, Dick.

Ishte pikërisht Dicku ai që njoftoi për vdekjen e familjarit dhe partnerit të tij.

“Tomi jo vetëm që ishte vëllai më i dashur dhe më i vjetër të cilin të gjithë do të dëshironin ta kishin në jetët e tyre, ai ishte po ashtu një partner kreativ unik”, ka thënë Smothers në deklaratën e tij.

“Jam përjetësisht falënderues ta kem kaluar një jetë të tërë bashkë me të, në dhe jashtë skenës, për mbi 60 vjet.