Homazhe e Akademi Përkujtimore për nderë të Zahir Pajazitit e dy bashkëluftëtarëve të tij
Për nderë të 22 vjetorit të rënies së tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmon Hoxha në njërën nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot organizohen homazhe dhe akademi përkujtimore.
Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj, sot në ora 11:00 bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë.
Më pas,në orën 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në të cilën do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë./Indeksonline/