Homazhe në 27-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, vlerësohet lart kontributi i tyre i jashtëzakonshëm për liri

Në nderim të veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhet në 27 vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i PDK-së, Xhevahir Geci, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt në organizimin dhe logjistikën e UÇK-së, duke theksuar se është nder të përkulesh para veprës së tyre.
“Ditën kur kemi rënie të dëshmorëve që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për këtë ditë që e gëzojmë të gjithë qytetarët e Kosovës është një nder që t’i përkulemi heronjve tanë, të cilët kanë qenë promotor edhe i organizimit të luftës në të gjitha aspektet, edhe në logjistikë dhe në aspektin e organizimit të UÇK-së. Ndihem shumë mirë qe kam qenë pjesë e këtij organizimi dhe që kam njohur heronjtë më të mëdhenj, që kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre”, tha Geci.
Agron Kajtazi nga Motoklubi i Veteranëve të UÇK-së, u shpreh se ky është një akt nderimi për sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve, duke shtuar se pjesëmarrja në këto homazhe është obligim moral për të gjithë.“Marrim pjesë në këtë aktivitet me vullnet për të nderuar veprën heroike të dy dëshmorëve Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt. Jemi ardhur të nderojmë familjet e tyre. Është dita më e mirë e mundshme për të gjithë ne për të nderuar këtë sakrificë, këtë heroizëm gjithandej ku kanë rënë dëshmorë”, tha Kajtazi.
Ilir Konushefci, nipi i heroit legjendar Ilir Konushefci, shpreh me krenari dhe përulësi faktin se mban emrin e xhaxhait të tij, një figurë e rëndësishme e luftës për liri në Kosovë.Ai e sheh këtë jo vetëm si një privilegj, por edhe si një përgjegjësi të madhe morale dhe kombëtare.
“Me mbajt emrin Ilir Konushefvcit nuk është vetëm privilegj por është edhe përgjegjësi e madhe jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj heroit legjendar, xhaxhait tim. Jo vetëm një njeri i fëmijës time por njeri më shumë i popullit shqiptar i Kosovës, çdo vepër e tij duhet me u nderu jo vetëm nga ne por nga të gjithë populli për shkak se ai ka jep gjakun për të gjithë ne”, ka thënë nipi i Konushefvci.