75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 14 Prill 2026 / P M

Homazhe te memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë

U.d. e presidentes së Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu bashkë më kryeministrin Albin Kurtin dhe me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat”.

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e ditës memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në orën 17:00, mban një seancë solemne.

Ndërkaq 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.