75 Mall Live Search
12:32 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

‘Home Alone’ rikthehet me një version të ri

Filmi më i njohur i Krishtlindjeve “Home Alone (I vetëm në shtëpi)” pritet të realizohet në një version të ri për gjeneratën e re.

Në një njoftim që ka bërë të ditur shtëpia e filmave Disney, të martën u dha lajmi për sjelljen në një version të ri të filmit komik.

Shefi i Disneyt, Bob Iger zbuloi se do të ripërpunohet për shërbimin e ri të rrjedhës së kompanisë Disney +. Kështu klasiku i Krishtlindjes së vitit 1990 do të ‘rimendohet për një gjeneratë të re’.

Përveç filmit “Home Alone” do të ripërpunohen edhe filmat tjerë të famshëm si: “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.

“Home Alone” fitoj simpatinë e të gjithëve me rolin e aktorit Macaulay Culkin i cili vjen në rolin e tetë vjeçarit Kevin McCallister, ai harrohet aksidentalisht në shtëpi nga familja e tij gjatë periudhës së festës së Krishtlindjeve, Kevin detyrohet të  mbrojë shtëpinë e familjes së tij nga dy hajdutë që futen brenda.

 “Home Alone (I vetëm në shtëpi) 2”, erdhi dy vjet më vonë, i cili tregonte se si Kevin mbeti prapë vetëm pasi u fut në një fluturim të gabuar për të vazhduar me aventurat e rrezikshme dhe qesharake.

I njëjtë film erdhi në tri versionet tjera në vitet 1997, 2002 dhe 2012, në asnjërën prej të cilave nuk u paraqit Macaulay Culkin. Të tri versionet e fundit nuk kishin të njëjtën shikueshmëri si të dy filmat e parë./Indeksonline/