12:24 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Homoseksualët po detyrohen t’i nënshtrohen “terapisë së konvertimit në të drejt” nga udhëheqësit fetarë

Njerëzit homoseksual janë detyruar të kenë seks me heteroseksualët si pjesë e terapisë së konvertimit të kërkuar nga udhëheqësit fetarë, një pretendim i grupeve të fushatës së Kishës së Anglisë.

Sondazhi i bërë mbi terapinë e konvertimit homoseksual ka zbuluar se 22 persona homoseksual ishin detyruar t’i nënshtroheshin aktivitetit seksual me dikë nga gjinia e kundërt.

Gjysma e atyre që kishin bërë përpjekje për të ndryshuar orientimin seksual me kërkesë të udhëheqësve fetarë kishin pësuar probleme të shëndetit mendor duke përfshirë mendimin për vetëvrasje, ka gjetur sondazhi i ri.

Publikimi i anketës, i përpiluar nga aktivisti lesbik CofE, Jayne Ozanne, ish-anëtar i Këshillit Kryepeshkopash, ishte në kohën e duhur që të përkonte me hapjen e një takimi të parlamentit të Kishës, Sinodi i Përgjithshëm.

Aktivistët homoseksualë brenda Kishës kanë protestuar gjatë për përpjekjet e udhëhequra nga ungjillorët konservatorë, për të kthyer njerëzit homoseksualë në heteroseksualë./Indeksonline/