75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Honda i del në ndihmë Milanit: Numrin ma keni, më thërrisni nëse ju duhem

Milani po kalon në një moment shumë të keq, ku në gjashtë javët e para të Series A ka katër humbje dhe dy fitore.

Rosonerët përveç rezultateve nuk po gjejnë edhe lojën e dëshiruar, duke krijuar shumë pak aksione.

Në ndihmë të tyre është paraqitur ish-sulmuesi i Milanit, Keisuke Honda.

“Dua gjithmonë t’ju ndihmoj. Më thërrisni kur ju nevojitem”, ka shkruar Honda në Twitter.

Japonezi ka qenë pjesë e Milanit nga viti 2014-2017, ku në 93 paraqitje ka shënuar 11 gola. /IndeksOnline/