19:27 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Honor me 31 tetor prezanton tre super produkte

Honor që është pjesë e familjes së kompanisë së “Huawei” me 31 tetor do të prezantoj produktet e reja.

Fillimisht u mësua se do të jenë vetëm telefoni “Magic 2” dhe dëgjueset “Flypods”. Por tani thuhet se Honor do ta prezantoj tabletin “Waterplay”, transmeton Indeksonline.

Sipas emrit që ka kuptohet që mund ta përdorësh edhe në ujë. Modeli i kaluar i “Waterplay” pati perfomanca shumë të mira. Kishte 3/4 GB RAM, 32/46 GB ROM.

Modeli i ri tash pritet që procesorin ta ketë së paku Kirin 710 ose Kirin 900 që do ta lejonte telefonin të mbushej më shpejtë./Indeksonline/