08:03 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hoqi dorë nga grimi, Alicia Keys tregon si nuk e njihte veten

Alicia Keys tha se grimohej për të plotësuar pritshmëritë e njerëzve, por kur hoqi dorë tërësisht nga grimi para tre vitesh, nuk njihte më veten.

“Më acaronin shumë gjëra në botë,” tha Keys në një intervistë në “Red Table Talk” me Jada Pinkett Smith, Adrienne Banfield Norris dhe Willoë Smith.

Këngëtarja 38-vjeçare vijoi: “Mora një copë letër dhe shkruajta gjithë gjërat që më acaronin. Më acaron ideja që s’dukem mirë gjatë gjithë kohës dhe që kur dal jashtë, dikush më thotë që dukem e lodhur.”

“Nuk jam e lodhur,” shpjegoi Keys. “Jam shumë mirë. Këtë fytyrë kam. Por nuk e dija këtë, sepse nuk e njihja fytyrën time. Nuk njihja fytyrën time. Kur hoqa dorë nga grimi dhe u pashë në pasqyrë, nuk e di kë po shihja.”

Këngëtarja shpjegoi se kur krahasonte fotot e vjetra me pasqyrimin e saj, shokohej nga diferenca. “Ishte e tepërt,” tha Keys. “Doja të njihja më mirë veten.”

Keys shtoi se filloi të grimohej rëndshëm ngaqë donte të dukej ashtu si prisnin njerëzit që ajo të dukej. Në një ese të publikuar në Lenny Letter, këngëtarja njoftoi se s’do të lyhej më.