13:01 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Hoqi dorë nga “Përputhen”, Fation Kuqari i hedh “grepat” Trejsi Sejdinit

Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e “Përputhen” më të pëlqyer nga publiku dhe gjithashtu edhe nga vajzat brenda.

Historitë e tij me vajzat në emision, Anën e parë dhe Melisën, nuk shkuan dhe aq mirë pasi përfundoi në sherr e në akuza të forta.

Më pas pas sherrit banal, i cili degradoi në të shara e për pak në dhunë fizike me Erin, një nga konkurrentët më të rinj të emisionit, Fationi bëri të ditur në Instagram se do largohej përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

Por pak minuta më parë Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

Modelja ka zgjedhur t’i publikonte emrin Fetionit, madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: Bebwww pra.

Nuk dihet nëse ish-konkurrenti dhe modelja njiheshin më parë dhe çfarë marrëdhëniesh kanë me njëri-tjetrin, por nga këto postime zërat filluan lart e poshtë.