09:49 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Hoqi shiritat e vendosur nga Ministria e Ambientit, i dyshuari shoqërohet në polici

Një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, pasi që i njëjti ka hequr shiritat e vendosur nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit në punishten e firmës së tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/