20:08 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Hoqi unazën e martesës, por Megan Fox ruan një kujtim të veçantë të ish-bashkëshortit

Megan Fox duket se po hedh mesazhe të ndryshme për statusin e marrëdhënies së saj me Brian Austin Green – unaza e saj e dasmës është zhdukur, por ajo po mban një kujtim tjetër të tij.

Aktorja bëri një paraqitje të mërkurën në një transmetim të drejtuar nga Colin Wayne, i cili është CEO i Redline Steel që kohët e fundit hyri në partneritet me Megan për të futur në treg kompaninë e tyre.

Ajo që u vu re në këtë transmetim ishte se Megan nuk kishte vendosur një unazë martese.

 Megan nuk ka veshur unazën e saj për të paktën një javë ose dy. Momenti i çuditshëm erdhi kur Colin i kërkoi asaj të tregonte disa nga gjërat e saj të Redline … kështu, ajo zgjodhi një pemë familjare me porosi me “GREEN” të shkruar në fund.

Aktorja e përmendi atë si “emrin e saj të familjes” – duke shtuar se ajo mori një me emrat e fëmijëve të saj të gdhendur edhe në të. Ishte një moment i çuditshëm sepse kjo erdhi pasi Machine Gun Kelly publikoj videon e tij të re muzikore , e cila shihen Megan dhe MGK në skena intime. Colin madje e uroi për të.

Por, veprimi i saj la të kuptohet se edhe pas ndarjes ata ruajnë raporte të mira pasi së bashku kanë 3 fëmijë./Indeksonline/