75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Horizont i ri në marrëdhëniet Kosovë- Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në një takim njoftues znj. Nabila Alshamsi, ambasadore jo rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritashme të EBA-ve.

Po ashtu, ministrja Haradinaj-Stublla tha se në këtë takim ka  shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

No description available.

“Përshëndeta arritjen e Abraham Accordsit nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve  me partnerin tonë të përbashkët SHBA-ja, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që SHBA-ja ka pasur në arritjen e Marrëveshjes së Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

No description available.

“Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA-ja në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo.

No description available.