00:02 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Horoskopi 1 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Dita e parë e muajit me Hënën përballë shenjës. Mos u drejtoni nga impulsiviteti në trajtimin e një çështje familjare, mbase të një natyre financiare, mendohuni mirë para se të veproni. Bëni kujdes nëse jini të vetëpunësuar. Planeti Mars do ju favorizojë shumë, do keni mundësi të reflektoni dhe të arrini suksese në çdo fushë.

Demi

Qiell fantastik për shenjën tuaj! Gjatë gjithë ditës do përballeni flirtimet dhe do kaloni momente fantastike me shoqërinë. Sektori profesional dhe financiar do favorizohet nga Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri. Gjatë ditës do merri disa lajme interesante. Mos kërkoni të pamundurën nga njerëzit e afërt, përfshirë partnerët dhe gjithçka do të funksionojë më së miri.

Binjakët

Hëna do jetë mjaft pozitive me ju. Përfitoni prej saj për të riorganizuar idetë dhe projektet, për të vlerësuar zgjedhjet që keni bërë në punë dhe vendimet e rëndësishme në jetën private. Do të jeni të gatshëm për të përfituar nga mundësitë e favorshme për të lidhur marrëveshje të mira, nëse keni një biznes. Ju mund të keni një diskutim delikat me partnerin tuaj.

Gaforrja

Sot Hëna do jetë kundër jush. Do dëshironi që të shkoni në shtrat sa më herët për të harruar gjithçka që ndodh rreth jush dhe shumë telashe që keni mbi kokë. As Venus nuk ju mbështet. Pasiguria dhe frika se mos ju pëlqejnë, do t’ju mundojnë në mbrëmje!

Luani

Të rrethuar me kaq shumë yje pozitivë dhe me energjitë pozitive, do merrni shumë zell dhe do filloni të punoni pa kursyer veten për të arritur sukses dhe fitime. Gjatë mbrëmjes komunikimi do ju lejojë të thelloheni, zgjeroni dhe përmirësoni mirëkuptimin me të dashurin tuaj.

Virgjëresha

Do keni një ditë të mbushura me momente shumë pozitive. Lëvizja astrale që ka filluar këto ditët e fundit (me Hënën në shenjën tuaj) do ju bëjë që të kini rritje të burimeve financiare. Është momenti i duhur për të konsoliduar lidhjen tuaj me partnerin.

Peshorja

Përpiquni shumë që të arrini sukseset që keni dëshiruar dhe të inkurajoni çështjet që ju interesojnë kaq shumë. Yjet do ju bëjnë mjaft fatlumë përsa i përket sektorit të dashurisë. Do përjetoni momente magjike me partnerin.

Akrepi

Ju do jeni në gjendje që të shpëtoni nga një situatë e pakëndshme apo problem dhe të realizoni atë që dëshironi. Edhe nëse është e hënë, merrni një pjesë të mirë të kohës tuaj për veten tuaj: të analizoni punët që ju interesojnë dhe bëjeni të dashurin tuaj të lumtur.

Shigjetari

Nëse partneri juaj kërkon dashuri nga ju edhe në momente të papërshtatshme, mos nguroni t’ja jepni. Për sytë e miqëve ju jeni çifti perfekt, shumica ju admirojnë, por ekzistojnë disa që ju kanë kanë zili. Do përjetoni një periudhë të vështirë në lidhje me financat. Në punë, bashkëbiseduesit tuaj janë shumë të vështirë, por në fund do të fitoni. Dashuria rifiton lartësinë dhe gjallërinë.

Bricjapi

Më në fund do të keni mundësi të sqaroni disa çështje profesionale që nuk i keni kushtuar shumë rëndësi më parë. Do krijohen tensionet në çift. Gjatë kësaj ditë do dëshironi që të uleni në fronin e liderit dhe të jepni urdhëra dhe ndoshta edhe mësime për dashurinë.

Ujori

Qielli ju fton në mënyrë eksplicite që të përdorni imagjinatën dhe fantazinë në punën tuaj: mos kini frikë dhe bëni propozimet tuaja, do merrni një sukses të jashtëzakonshëm! Dashuria do ta mbushë jetën tuaj me ëndrra dhe butësi, nuk jeni ndier kurrë të prirur për romancë dhe përkëdhelje si në këtë periudhë.

Peshqit

Dite e mrekullueshme. Ju jeni plot entuziazëm dhe më luftues se zakonisht, kështu që do të përballeni me problemet e momentit me më shumë vendosmëri. Do t’ju ofrohen mundësi në fushën profesionale që duhet t’i shfrytëzoni. Do të argëtoheni me miqtë, do të takoni njerëz dhe ambiente të reja.