07:05 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Horoskopi, 4 maj 2018

Dashi

Hyrja e Diellit në shenjë do të bëjë  të jeni më të gjallë, më dinamikë e kjo do të reflektohet me energji të reja e me stimuj të fuqishëm për ditët që vijnë. Në planin sentimental keni mbështetjen e Afërditës.

Demi

Duket se dita e sotme do të jetë një ditë e mirë, por që mund të bëhet akoma më shumë me Hënën kaq bujare në shenjë. Nuk është se ju mungojnë idetë, por kuraja juaj le disi për të dëshiruar.

Binjakët

Me kalimin e Mërkurit në shenjë, që është edhe ylli i fatit tuaj, duket se gjërat janë të destinuara të shkojnë akoma më mirë. Keni nevojë për dikë që t’ju mbështesë, por edhe të tjerët kanë nevojë për ju.

Gaforrja

Është Jupiteri ylli juaj ai që sot do të bëjë që disa gjëra të ndryshojnë pozitivisht dhe që në një farë mënyrë do të përcaktojnë një orientim të ri për ju. Mbrëmje e mirë për dashurinë.

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël , në përgjithësi dita do të jetë e mirë nën “hijen” e Mërkurit e Afërditës. Hëna pozitive bën që edhe fusha e dashurisë të jetë interesante.

Virgjëresha

Duket tashmë se një periudhë jo shumë pozitive po mbaron duke ia lënë vendin  një periudhe të re plot optimizëm. Hëna e mirë bën që të kthjellohen gjërat edhe në raportet e vështira me partnerin.

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me ikjen e Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale, gjë që do të thotë se do të merrni më shumë frymë.

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj vërehet që ju bën më dimamikë, por nga ana tjetër ju sfilit me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale. Mirë shëndeti.

Shigjetari

Me mbështetjen  e një kuadri yjor shumë pozitiv e natyrisht edhe me ndihmën e miqve të mirë që nuk ju mungojnë do të ngjisni shkallët në shoqëri. Por kujdes, nuk duhet t’i harroni miqtë.

Bricjapi

Me Hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik. Erosi pozitiv me gjithë ndonjë sëmundje stine.

Ujori

Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Ka të ngjarë të jeni disi nervozë e kjo për shkak të Hënës jo fort pozitive.

Peshqit

Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që, të paktën të guxoni më shumë, ndryshe, duhet t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

 

Temat: