75 Mall Live Search
12:51 / E Premte, 09 Shtator 2022 / A. M.

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor-9 shtator 2022

Dashi:

Do të ndiheni të lodhur nga sfidat e përditshme! Ka ardhur koha për pak pushim. Nuk keni më motivim dhe ndiheni paksa të stresuar.

Demi:

Shanset për të patur financa më të shëndetshme janë të larta. Një punë e dytë parashikohet për ju. Kujdes nga thashethemet që qarkullojnë përreth.

Binjakët:

Një debat mund të ndodhë sot mes jush dhe partnerit! Ruani qetësinë dhe sqarohuni. Ndiheni në tension prandaj përpiquni të rrini të qetë.

Gaforrja:

Një mik i vjetër do t’ ju surprizojë në mbrëmje kur të shfaqet në derën e shtëpisë suaj. Ju do të entuziazmoheni pa masë. Nga ana tjetër, në punë do të ndesheni me thashetheme për ju.

Luani:

Sot dita është e juaja! Dilni bëni pak shopping, pini ndonjë gotë verë me shoqërinë ose shkoni në palestrën. Ju zgjidhni sot!

Virgjëresha:

Një konflikt do të lindë mes jush dhe një anëtari të familjes suaj për cështje parash. Prej ditësh, një problematikë ju shqetëson.

Peshorja:

Po përpiqeni që të arrini objektivat tuaja por ju duket sikur nuk po gjeni motivimin e duhur. Duhet të mendoni pozitivisht dhe e mira do t’ju ndjekë.

Akrepi:

Sonte do të keni një darkë romantike me partnerin tuaj! Do të ndiheni e përkëdhelur dhe më e dashuruar se kurrë.

Shigjetari:

Ditë të mira po vijnë për beqarët! Më në fund do të zhvilloni takime të reja dhe me prespektivë.

Bricjapi:

Nuk ju intereson aspak se cfarë thonë të tjerët për ju. Ju e dini shumë mirë se kush janë gjërat që doni të bëni më së shumti në jetën tuaj.

Ujori:

Më në fund ankthi po ju largohet! Ditët me stres dhe mërzitje por largohen nga jeta juaj. Ka ardhur koha që të rigjeni lumturinë në gjërat që ju pëlqejnë më shumë.

Peshqit:

Sot do jeni mjaft të rezervuar sa i takon jetës suaj me të tjerët. Mos tregoni shumë për ju pasi ka shumë mundësi që dikush do të mbledhë informacione për ju e më pas t’i përdorë për qëllimet e veta.