00:26 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Horoskopi, ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot!

Dashi

 Nëse keni kërkuar sukses dhe keni gjetur zhgënjim, sot është dita për të zbuluar disa taktika të reja. Shihni të gjitha mënyrat e mundshme për të përballuar këtë situatë. Pastaj zgjidhni opsionin që ju duket më i drejtë. Mund të jeni ndier gjithë kohës nën presion prandaj e keni parandaluar veten të ndërrmerni një sfidë. Keni pasur frike se do dështoni, por ju jeni shumë më të aftë sesa mendoni.

Demi

Ndonjëherë rruga në të cilën po ecni, po zvogëlohet në mjegull. Nëse kjo ndodh sot, mos u tërhiqni dhe prisni që moti të pastrohet. Koha nuk duhet të harxhohet, kështu që vazhdoni, ngadalë por me siguri, në të njëjtën rrugë. Nëse i lejoni gjërat e vogla t’ju ndalojnë të shkoni atje ku dëshironi apo të realizoni atë që dëshironi, besimi juaj do të lëkundet. Deri në fund të ditës së sotme, ju do të shihni një shenjë të qartë që do heqë frikën tuaj dhe do jua bëjë mendjen e qetë. Ju keni qenë në rrugë të mbarë gjatë gjithë kohës.

Binjakët

Zakonisht, sa më thellë të hulumtoni aq më i sigurt ndjehesh në vendimet e tua. Por ndonjëherë, nëse shikoni shumë thellë, do të zbuloni gjëra që thjesht ju ngatërrojnë më tej. Kini kujdes me zgjedhjet që do bëni sot. Jo çdo gjë e zakonshme meriton kohën tuaj. Dëgjoni zerin tuaj të brendshëm dhe ai do ju tregojë më mirë se di duhet të veproni.

Gaforrja

Lajmi i mirë është se karriera juaj do të marrë një kthesë shumë emocionuese – lajmi i keq është se ajo mund të të marrë shumë kohë nga jeta juaj personale, të paktën për një kohë. Problemet tuaja të së kaluarës në punë janë të gjitha ujë nën urë dhe keni mësuar disa gjëra shumë të vlefshme. Gjërat janë shumë më tepër nën kontrollin tuaj se kurrë më parë. Ju e keni treguar veten sa të aftë jeni për përgjegjësitë që ju janë dhënë dhe të gjithë janë në pritje të arritjeve tuaja.

Luani

Çfarëdo problemi që ka rreth shtëpisë tuaj, mund të presin edhe disa ditë për t’u zgjidhur. I gjithë përqëndrimi juaj mbi këto probleme do të të bëjë të ndiheni shumë në presion. Largohuni disa ditë nga përditshmëria juaj, shkoni diku ku mund të eksplorosh jetën e njerëzve të tjerë, sepse vetëm kështu mund të përjetoni disa ndryshime. Ndihmoni një mikun tuaj që ndodhet në një situatë shumë konfuze. Ju mund të dini shumë pak ose aspak mbi problemet e mikut tuaj por në një mënyrë apo tjetrën, do i jepni shumë ndihmë atij.

Virgjëresha

Mbani një buzëqeshje miqësore në fytyrën tuaj sot. Do ju duhet të inkurajoni disa njerëz që keni nevojë për idetë apo zgjidhjet e tyre. Nëse jeni ndjerë të kufizuar apo të penguar nga diçka, ky person mund të jetë bileta juaj për një rrugëzgjidhje . Shumë ftesa shoqërore do ju grumbullohen sot por prisni disa ditë, pasi mund të të vijë ndonjë ofertë më e mirë.

Peshorja

Gjithçka do ju shkojë vaj sot! Të gjitha projektet po të ecin për bukuri, me njerëzit që keni në jetën tuaj jeni shumë mirë dhe të qetë. Nuk do ketë as telefonata, as njerëz që kërkojnë ndihmën tuaj. Atëherë çfarë duhet të bëni me gjithë atë energji dhe kohë që keni? Kalojeni vetëm. Kjo është dita e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi. Nëse moti ju lejon, bëni disa shëtitje të gjata dhe dëgjoni këngët tuaja të preferuara.

Akrepi

Kushtojini vëmendje vetes suaj sot në mëngjes. Sigurohuni që të dilni nga dera e shtëpisë me pamjen më të përsosur. Në mendjen tuaj është fiksuar vetëm përfundimi i punëve dhe detyrave kryesure personale dhe më pas të niseni në një udhëtim. Shumë përvoja të reja ju presin, por nuk do të keni kohë t’i eksploroni ato plotësisht, nëse nuk arrini të pëfundoni punët tuaja.

Shigjetari

Hapi i parë për të marrë atë që keni dashur gjatë gjithë kohës është ta shprehni. Thënia me zë të lartë e asaj çka dëshironi mund të realizohet sepse universi ka prirje t’ju dëgjoë. Tani është koha që të shpërbleheni për ato që keni kërkuar dhe pritur. Mos harroni që ju e meritoni lumturinë.

Bricjapi

Ushtroni pak nga fuqia juaj sot dhe mund të filloni të shijoni autonominë që keni! Nëse ju shprehni atë që dëshironi dhe kërkoni do shpërbleheni. Shumë njerëz i mbajnë prapa ndjenjat e tyre të vërteta sepse kanë frikë, frikësohen ose hutohen. Por jo ti! Në fund ju do duartrokiteni dhe do jeni një frymëzim për të gjithë.

Ujori

Tani për tani, të bësh çfarëdo lloj gjëje që dëshiron me jetën tënde pa u menduar shumë nuk do ishte diçka e keqe. Ju jeni mësuar që të mendoni shumë para se të veproni dhe kjo gjë është shumë e mençur. Por për të ecur përpara në një projekt apo çështje mund të mos kërkojë gjithmonë kohë, mendime dhe logjikë. Ndonjëherë mund të të dalë më mirë nëse ti nuk mendon shumë dhe ja lë në dorë instikteve të tua.

Peshqit

Është shumë mirë kur dëgjon dikë që thotë se ndihmon dhe jep ide të mira tek njerëzit, por ndonjëherë është të stoposh së folur dhe të bësh vepra. Kujdes nga njerëzit që vetëm flasin, por nuk kanë asnjë vepër. Afrimi me ta mund ta dëmtojë reputacioni tuaj dhe do ju bëjë të jeni mjaft të irrituar. Ju nuk keni nevojë për ndihmën e tyre për t’i kryer gjërat tuaja! Ia dilni shumë mirë vetë.