Horoskopi javor 28 korrik- 3 gusht nga Paolo Fox

Dashi
Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë e vendosin në qendër të vëmendjes jetën tuaj të përditshme dhe mirëqenien. Zhvendosja e Hënës nga Peshorja në Bricjap do t’ju bëjë më ambiciozë. Në aspektin e karrierës duhet t’i kushtoni rëndësi hollësive, të kontrolloni çdo gjë përpara se të nënshkruani apo dërgoni. Në fushën e financave duhet të bëni ekonomi, abonimet, shërbimet dhe shpenzimet spontane duhen mbikëqyrur me kujdes. Në aspektin e shëndetit, yjet ju këshillojnë që të ndiqni një rutinë strikte. Në sferën e dashurisë duhet të reagoni me qetësi, jo me impuls. Përqendrojini energjitë në gjërat e dobishme për ju.
Demi
Afërdita, ende në shenjën e Binjakëve, ju sfidon të eksploroni mundësitë tuaja, veçanërisht sa i përket të ardhurave dhe potencialit që zotëroni. Hëna e kthyer nga shenja juaj ju ndihmon t’ju rikthehet gëzimi, përpara se të përqendroheni në objektiva të veçanta. Në sferën e karrierës mund t’ju ofrohet një post drejtues apo t’ju jepet mundësia për të krijuar diçka të re. Shqyrtoni të gjitha alternativat dhe të mos pranoni ofertën e parë. Puna krijuese do t’ju ndihmojë në shëndetin mendor. Në sferën romantike, sjelljet lozonjare do t’ju vijnë shumë në ndihmë. Këshilla e yjeve për këtë javë është që edhe gjërat e vogla mund të sjellin gëzim.
Binjakët
Afërdita në shenjën tuaj ju bën edhe më tërheqës, por me Mërkurin tashmë në Virgjëreshë, mendimet tuaja përqendrohen te shtëpia, familja dhe gjendja juaj emocionale. Puna nga shtëpia apo riorganizimi i hapësirës do të rrisë produktivitetin. Në fushën e parave, yjet ju këshillojnë të bëheni më praktikë. Në aspektin shëndetësor, një ambient i pastër përreth do t’ju ndihmonte të ndiheshit më të qetë. Bisedat e thella me partnerin do të shërbejnë si një rregullator i marrëdhënies suaj. Yjet ju këshillojnë të kujdeseni për rrënjët tuaja, pasi themelet e forta janë baza e gjithçkaje.
Gaforrja
Hëna kalon nëpër shenjat e tjera të ujit dhe ndalet në zonën e marrëdhënieve. Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë përmirësojnë aftësinë tuaj komunikuese. Flisni qartë, me butësi dhe shprehini mirë synimet tuaja. Në punë, thoni atë që mendoni, njerëzit janë gati t’ju dëgjojnë. Në fushën e financave, objektivat afatshkurtra duhet të përputhen me vizionet afatgjata. Në aspektin e shëndetit është e këshillueshme të bëni një detoks. Në sferën e dashurisë, marrëdhënia do të bëhet edhe më e thellë nëse do të tregoheni të sinqertë. Fjala do të jetë mjeti juaj më i fortë për të arritur atë që doni.
Luani
Dielli ndriçon në shenjën tuaj dhe ju dhuron forcë e karizëm. Por Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë ju bëjnë të mendoni për të ardhmen tuaj. Për sa i përket karrierës, ka ardhur momenti që të mendoni seriozisht për sistemimin tuaj, sidomos tani që po bëheni gjithmonë e më produktivë. Në lidhje me financat është e këshillueshme që t’i bëni llogaritë mirë. Kujdesuni për shëndetin, merruni me sport, por mos u stërmundoni. Në dashuri, jeni magnetikë, por a keni një lidhje të vërtetë? Jeni njerëz plot me vlera, jo gjithmonë është e nevojshme t’ua provoni të tjerëve këtë.
Virgjëresha
Me Mërkurin dhe Marsin në shenjën tuaj, ju jeni ylli i kësaj jave. Jeni të zgjuar, të motivuar dhe gati për të marrë drejtimin. Lejoni që lëvizja e Hënës të nxjerrë në pah forcën tuaj të brendshme. Në aspektin e karrierës, tani është momenti për të marrë frenat në dorë, keni aftësitë dhe përkrahjen që ju duhet. Kur vjen puna te financat, merrini vendimet me mendje, jo me zemër. Shikoni shëndetin dhe mos u stërmundoni. Në marrëdhënien me partnerin sinqeriteti do të jetë mbi gjithçka. Sugjerimi i yjeve është që ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment.
Peshorja
Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës ju ndihmon të rigjeni balancën emocionale. Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë ju ftojnë të reflektoni për jetën tuaj, është një periudhë e qetë, por me domethënie të thellë. Në punë veproni me strategji dhe heshtni aty ku duhet, momenti juaj do të vijë. Bëni kujdes me paratë dhe shqyrtoni me qetësi të ardhurat tuaja. Për një shëndet sa më të mirë kushtojini rëndësi gjumit, meditimit dhe mos u mbingarkoni me punë. Në sferën e dashurisë, në këto momente keni nevojë për vetmi. Ndonjëherë heshtja është ilaçi më i mirë.
Akrepi
Kur Hëna kalon në zona të thella emocionale dhe Mërkuri aktivizon fushën e marrëdhënieve, ju keni mundësi të ndërtoni lidhje dhe bashkëpunime me vlerë. Në aspektin e karrierës, puna në grup rezulton më e efektshme se puna individuale. Investimet e përbashkëta mund të japin fryte. Kujdesuni për shëndetin, aktiviteti fizik ju ndihmon të çlironi tensionin. Miqësitë e reja mund të shndërrohen në ndjesi më të thella. Këshilla e yjeve është që të jeni më bashkëpunues brenda komunitetit tuaj dhe të mos silleni si ujk vetmitar.
Shigjetari
Mërkuri dhe Marsi gjallërojnë sektorin e karrierës, duke ju ndihmuar të përqendroheni te qëllimet tuaja dhe të ecni shpejt përpara. Kalimi i Hënës nga Peshorja në Bricjap përforcon lidhjet dhe ambiciet. Mundohuni të ecni përpara në karrierë dhe do të fitoni respektin e njerëzve. Një projekt i ri mund t’ju sjellë fitime shtesë. Ruani shëndetin, mundohuni të mos sforcoheni shumë dhe kuroni dhembjet e kokës. Ndryshimet në karrierë mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj, flisni hapur me partnerin. Yjet ju këshillojnë që të mos i lini punët në mes.
Bricjapi
Në fundjavë Hëna do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë e qetësi. Nën ndikimin e Virgjëreshës, fokusi juaj do të jetë trashëgimia që do të lini pas. Në aspektin e karrierës, jeni duke ndërtuar diçka afatgjatë. Edhe në fushën e financave, investimet në prona, arsim apo për plane afatgjata janë premtuese. Reflektimi do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Në marrëdhënien me partnerin, lejojini atij të ndiejë ngrohtësinë tuaj. Tashmë keni bërë rrugë të gjatë, njihjani vetes meritat.
Ujori
Me Plutonin ende në lëvizje të kundërt në shenjën tuaj dhe Mërkurin në Virgjëreshë, tema kryesore është reflektimi dhe zhvillimi personal. Hëna nxit dëshirën për intimitet dhe që të përqendroheni tek e ardhmja. Në aspektin e karrierës është e nevojshme që të rishikoni një projekt të vjetër. Rishikoni gjithashtu edhe borxhet, kursimet dhe bashkëpunimet financiare. Në sferën shëndetësore, një pastrim i mirë i organizmit do t’ju japë ndjesinë e rilindjes. Në marrëdhënie me partnerin, e vërteta sjell çlirim, edhe kur është e pakëndshme. Rritja së pari fillon së brendshmi dhe më pas bëhet e dukshme për të tjerët.
Peshqit
Hëna në Peshore ju bën më të ndjeshëm, ndërsa Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë e drejtojnë vëmendjen tuaj te marrëdhëniet. Sfida juaj është të gjeni ekuilibrin midis vetësakrifikimit dhe respektit të ndërsjellë. Në sferën e karrierës, një bashkëpunim i frytshëm do t’ju vinte shumë në ndihmë. Për sa u përket financave, të ardhurat mund të vijnë nga burime të papritura. Për të pasur një shëndet sa më të mirë, ndonjëherë duhet të thoni “jo”. Në dashuri, mund të gjeni shpirtin tuaj binjak, por qëndroni me këmbët në tokë. Këshilla e yjeve është që ta doni veten shumë dhe të mos hezitoni të kërkoni atë që ju nevojitet.