00:35 / E Martë, 22 Tetor 2019

Horoskopi për sot, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Ju do të bëni aq qejf sot, sa do harroni të shikoni nëse të tjerët rreth jush janë po aq të lumtur sa ju. Mund të ndjeni një lloj force apo energjie, por të tjerët e kanë të vështirë t’ju përshtaten. Bëni pak pushim në mënyrë që të tjerët të mund të kapin ritmin tuaj.

DEMI

Sot do të jeni tepër të impresionuar nga të tjerët, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrini në qetësi. Mos qëndroni në karrige për të parë të tjerët se si drejtojnë. Bëni gjithcka mundeni për të ndryshuar rrugëtimin dhe për ti bërë të tjerët që të dëgjojnë zërin tuaj.

BINJAKËT

Në këtë ditë, duhet të anashkaloni pakëz të vërtetën. Nëse përpiqeni të dilni kundër turmës, do e keni shumë të vështirë të arrini qëllimet tuaja. Ju jeni shumë më mirë nëse ecni në rrugën që ndjekin të gjithë. Në një ditë si kjo, nuk është e nevojshme të krijoni drejtimin tuaj.

GAFORRJA

Sot do të konkurroni me dikë. Mes jush, ka nisur një betejë, e cila nuk do përfundojë derisa ju të arrini sukses. Mbroni territorin tuaj nëse ndjeni që dikush po e prek. Duhet t’ia bëni të ditur të tjerëve se ju jeni pronari/pronarja.

LUANI

Mos hezitoni të zhyteni në çfarëdo projekti ose situate që lidhet me dashurisë suaj. Fati do ju bëjë fitimtar në çdo lojë që do zgjidhni. Lumturia është pothuajse e pashmangshme. Mos kini frikë të ndani entuziazmin tuaj me të tjerët, të cilët kanë fatin të jenë në ekipin tuaj.

VIRGJERESHA

Mos i fryni gjërat më shumë se sa duhet. Ju e keni tendencën që ti ekzagjeroni historitë, por mos e kaloni kufirin e realitetit. Mund të merrni urrejtjen e të tjerëve për këtë gjë, prandaj jini të sinqertë që të mos krijoni armiq.

PESHORJA

Emocionet tuaja janë dinamike dhe ekstreme sot. Ato mund të kontrollojnë cdo veprim që ndërmerrni. Bëni mirë ti kuptoni dhe ti kontrolloni ju ndjenjat, jo ato juve. Kjo nuk do të thotë se duhet ti injoroni duke pretenduar se nuk ekzistojnë.

AKREPI

Do të keni një lloj frymëzimi që doni ta ndani me të tjerët. Por në vend që të shprehni imagjinatën, jepni pozitivitet për të gjithë ata që ju rrethojnë. Është dita kur duhet të vlerësoheni për natyrën tuaj të sinqertë dhe të dashur.

SHIGJETARI

Dita e sotme është në favorin tuaj. Ka shumë fuqi dhe forcë pas emocioneve tuaja, të cilat nuk duhet ti shfaqni. Ju duhet të siguroheni që ta mbani për vete këtë ndjenjë të mirë në çdo situatë tani e tutje.

BRICJAPI

Sot mund të gatuani darkë për një grup të madh. Cdo njeri mund të kontribuojë me para dhe ju do të gatuani dicka që do i pëlqejë të gjithëve. Mbusheni tavolinën me qirinj dhe vendosni në muzikë të mirë. Për ju, festat e cmendura në shtëpi nuk janë ide e mirë, por darka me miqtë ose të afërmit është ideale.

UJORI

Mjafton të merrni hapin e parë për një punë sot, dhe pjesa tjetër do ecë në mënyrë të përsosur. Nuk keni nevojë ti qëndroni askujt mbi kokë, mjafton të jeni të kujdesshëm për punën tuaj. Nëse i ushtroni presion, askush nuk do të japë maksimumin, cfarëdo lloj pune apo projekti qoftë.

PESHQIT

Ju mund të ndjeni një lloj presioni nga njerëzit që ju rrethojnë, të cilët duan t’ju marrin me vete në një festë. Mos u ndjeni të detyruar që të shkoni. Nëse doni të shkoni, gjëja më e keqe që do të ndodhë është se mund të bëheni pjesë e festës dhe të shtireni sikur jeni të interesuar.