75 Mall Live Search
16:08 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / B O

Horror/ Lufta për terren në Meksikë, anëtarët e kartelit varin nëntë trupa në urë

Një video e rëndë është duke qarkulluar në rrjet teksa arrihen të shquhen 9 trupa të varur nga një urë.

Ngjarja ka ndodhur në Meksikë nga pjesëtarët e kartelit, teksa e gjithë kjo shërben si një paralajmërim për bandat rivale.

Sipas medias prestigjoze NY post, viktima e 10-të u gjet gjithashtu në një rrugë pranë urës nga banorë të tmerruar në komunën Zacatecas të Cuauhtémoc.

Ngjarja është shënuar ditën e enjte rreth orës 6 të mëngjesit.

Zyrtarët u shprehen se shfaqja shqetësuese ishte e lidhur me një mosmarrëveshje të egër midis bandave të pamëshirshme kriminale që veprojnë në zonë.

Nga ana tjetër mësohet se nëntë trupat u hoqën përfundimisht nga mbikalimi nga policia rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa vendasit po kalonin.

“Ata paguajnë për mëkatet e të tjerëve, nuk është e drejtë që ata ta bëjnë këtë me ne” tha një vendas i frikësuar.

Një tjetër shtoi: Është e frikshme të dalësh natën. Duhet të flesh herët dhe çdo natë ka zhurmë, motoçikleta, ulërima, gjëra të till.

Për këtë ngjarje të rëndë policia ka nisur hetimet dhe ende nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorve.