75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / OSH

Horror në ajër/ Motori i avionit shpërthen gjatë fluturimit, piloti bën ulje emergjente

Panik për pasagjerët e një fluturimi në Nigeri mbetën pasi panë nga dritarja një nga motorët e avionit të shkatërruar pas një shpwrthimi.

Videoja e kapur nga pasagjerët në bordin e një fluturimi të Arik Air tregon motorin e majtë të shkatërruar ndërsa aeroplani po fluturonte nga Lagosi në Port Harcourt.

Për shkak të këtij zhvillimi, piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Benin, ndërsa u raportua se nuk kishte të lënduar midis 80 pasagjerëve që ndodheshin në bord.