75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 22 Tetor 2021 / B O

Horror në Rusi, ariu sulmon boksierin e talentuar, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Skena horror kanë ndodhur në Rusi. Ilya Medvedev (23), një boksier profesionist rus, është në gjendje kritike pasi ai dhe shoku i tij Vyacheslav Dudnik u sulmuan nga një ari teksa ishin duke peshkuar.

Gjithçka ndodhi në lumin Irtysh në Siberi, kur një ari rrëmbeu dyshen fatkeqe dhe shumë shpejt arriti ta godas për vdekje Dudnik, dhe më pas u kthye kundër Medvedev.

Boksieri kishte armë me vete dhe qëlloi disa herë në drejtim të ariut, por teksa po e mbushte armën, ariu e sulmoi sërish. Më pas boksieri arriti që me thikë ta vriste ariun, shkruan Indeksonline.

Një peshkatar që kaloi andaj me barkën e tij arriti të shoh nga afër ngjarjen e rëndë.

“Kam dëgjuar britma dhe më pas të shtëna. Kur mbërrita, pashë që Vyacheslav kishte vdekur. Pashë që Medvedev arriti të qëllonte me thikë ariun pasi nuk arriti ta vriste me armë.

Peshkatari i quajtur Chebotar arriti që ta ngarkonte në varkë boksierin 23 vjeçar duke e çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është në terapi intensive me lëndime të rënda në kokë dhe trup./Indeksonline/