Horus Global Capital (HGC) pritet të hap bizensin e saj në Prishtinë

HGC është në pronësi të kompanisë Holt Family Office (HFO) me seli e saj ne Londër, Cyrih dhe Dubai.
HGC është një kompani e cila do te ofroj marketet me te fuqishme botërore, me fokus në tregjet financiare, bazuar në algoritmin qe ata e kanë zhvilluar përmes entitetit të tyre Horus Artificial Intelligence (HAI), me seli në Londër.
F.Kabashi përfaqësues i kompanisë për Kosovë deklaroi se tani janë në fazën e rexhistrimit te përfaqësisë se HGC ne Kosove dhe përgatitjes se kushteve teknike për fillim te punës.
Ky është një biznes qe ofron punë nga shtëpia dhe ne vitin e parë synojnë punësimin e 100 personave qe kanë njohuri të gj.angleze dhe te tregtisë online bazuar në standardet evropiane.
Sipas përfaqësuesit te kompanisë HGC, z.Kabashi, Infrastruktura digjitale ne Kosovë është mbresëlënëse dhe kjo ishte thelbësore për të bindur kompaninë HGC qe te investoj dhe hap përfaqësinë e saj ne Kosovë, për te ofruar punë online nga shtëpia.
Me hapjen e këtij biznesi në Kosovë ne synojmë qe ne 3-4 vite te punësojmë nga 100 deri 500 persona dhe të ofrojmë markete me te fuqishme online ne Kosovë me ofrim te shërbimeve te shpejta, me fokus tregjet financiare me te fuqishme botërore.