12:34 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hoteli “Nutella”, pritet t’i hapë dyert shumë shpejt

Një hotel i ri i dedikuar i gjithi për Nutellan pritet t’i hapë dyert në Kaliforni shumë shpejt. Struktura e ndërtuar në Napa Valley, do të jetë gati për vizitorët në fund të janarit.

Miqtë e parë, do të jenë 3 amerikanë, adhurues të kremit të famshëm me çokollatë dhe lajthi, të cilët do të arrijnë të transmetojnë më bukur në një video 60-sekondëshe dashurinë e tyre për Nutellan.

Videoja duhet të ketë si pikë kryesore momentin e mëngjesit në të cilën Nutella është protagoniste absolute.