14:45 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / L K

Hoteli më i kërkuar në Kosovë, përrallë në vete “liria Hill Resort”

Dhjetori në Kosovë përveç të ftohtit, i ka sjellur edhe një përrallë të bukur dimërore. Bëhet fjalë për hotelin e ri superluksoz “Iliria Hill Resort”.

Resorti turistik Iliria Hill i vendosur në një ambient natyror të bukur në fshatin Shamalluk të Podujevës ofron një ambient përrallor, komod e luksoz.

Hoteli me 5 yje ofron dhoma gjumi të standardeve më moderne, restaurant, sallë konferencash, qendër fitnesi, pishina, sauna dhe kënde lojërash për fëmijë.

Pishina është tani e hapur për të gjithë, pavarësisht nëse jeni ose jo të akomoduar në hotel.

Sauna te hoteli Iliria Hill përfshinë 3 lloje të saunave: sauna me avull, sauna e thatë, dhoma me krip, pishinë, pishinë private me sauna te thatë, klubi bilardo dhe fitnessi.
SPA mund të përdoret edhe nga klientë të jashtëm.

Cmimet janë promocionale.

Ushqimi në hotel është mjaft cilësor i përgatitur nga kuzhinierët më eminentë.