Hoteli më i lirë në Evropë kushton vetëm 4 euro, ja si duket!

Një nga videot më të shikuara në YouTube këto ditë është ajo për hotelin më të lirë në Evropë që Benjamin Richi vizitoi në mars të vitit 2019.
Hoteli është i vendosur në një qytet të vogël në Bjellorusi dhe është shumë i lirë. Hoteli quhet thjesht Hotel.
Çmimi për një natë është 4 euro.
Benjamin i tregoi ekipit në YouTube dhomën e tij me një frigorifer, TV, karrige, shtrat dhe një banjo modeste.
Ai nuk ka pamje, por, siç thotë ai, është i pastër dhe i ngrohtë.

Richi thekson se edhe dhomën s’ke pse e mbyll, sepse zona është shumë e sigurt.
Richi është shumë i kënaqur me raportin e çmimit dhe kushteve në hotel dhe thotë se është vendi i përsosur nëse keni nevojë të flini shumë lirë dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.





