16:23 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hoteli përrallor në të cilin janë duke e kaluar vikendin Seldi dhe Mimoza Shkodra (Foto)

Këngëtarët Seldi e Mimoza Shkodra të cilët tashmë janë të fejur, janë një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë. Lidhja e tyre e shpejtë e më pas fejesa kanë befasuar tej mase adhuruesit e tyre, shkruan Indeksonline.


Çifti tashmë kanë nisur edhe bashkëjetesën në Zvicër, shtet ku edhe jeton Mimoza ndërsa s’ka shumë kohë që e kanë lansuar edhe projektin e tyre të përbashkët. Ata edhe këtë vikend po e kalojnë së bashku ndërsa kanë zgjedhur Austrinë si destinacion të tyre. Vet Seldi përmes disa imazheve në rrjetin e tij social Instagram ka treguar që ata janë duke qëndruar në një hotel, pamja e të cilit është më të vërtetë përrallore./Indeksonline/