75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Hoti: 1 nëntori, ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se 1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Hoti ka shkruar në Facebook se ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërs,a ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

“Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Zv. Kryeministri Besnik Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kosovës Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit. Lavdi”, ka shkruar ai.