17:52 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

60 milionë euro nga Pakoja për Rimëkëmbje, këto përfitime shkojnë drejt në llogaritë e bizneseve

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë i marrë me 28 shtator, me të cilin parashihej mbështetje direkte për sektorin privat nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Masat që janë paraparë në këtë vendim të 28 shtatorit janë punuar në bashkëpunim me bizneset, asociacionet e bizneseve. Është menduar që të direkt të ndërhyhet në ekonomik për ti ndihmuar bizneset që ishin të ndikuara nga pandemia. Kriteret kanë qenë shumë të qarta, pa procedurë të aplikimit. Duke marrë për bazë nurin të e punësuarve të këtyre bizneseve. Ky komision ka bërë një punë në afat rekord duke marrë për bazë të gjithë deklaratat dhe të dhënat nga sistemi i ATK-së. Është themeluar nga Ministria e Financave dhe ATK që kanë kryesuar komisioni, poashtu Ministria e Ambientit, e Ekonomisë dhe Tregtisë dhe nga zyra ime”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.

Hoti poashtu tha se vendimi i Qeverisë ka qenë një vendim që siguron një gjithëpërfshirje të bizneseve në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje.

“Komisioni ka nxjerrë listën prej 33 mijë e 679 bizneseve që janë kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj pako, për subvencionim të shpenzimit të pagave bazuar në deklarimet tatimore. Në kuadër të kësaj janë  deklaruar 296 mijë e 550 punëtorë, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla, firmat me deri 10 punëtorë 45% të shumës totale prej 60 milionë euro. 15 mijë e 500 biznese që patën të dhënat e përfituese në sistemin e ATK-së i kanë marrë mbështetjen prej 37.3 milionë euro dhe pjesa tjetër do të paguhet për bizneset e mbetura sapo ato t’i përditësojnë të dhënat në sistemin e administratës. Të gjitha këto përfitime, shkojnë drejt në llogaritë bankare të bizneseve. Ditët e ardhshme do të vazhdojmë edhe me skemat tjera. Ishte punë rekord disa ditore për finalizimin e kësaj mbështetje prej 60 milionë eurove.”, shtoi Hoti./Indeksonline/