Hoti: Agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pa gjeturve është ndër më të rëndat

Ish-zëvëndëskryeministri, njëherit kandidat për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 1641 të zhdukurit në Kosovë.
Ai thotë se gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona nuk është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti.
Ky është postimi i plotë:
21 vite, 1641 fate të paditura.
Agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pa gjeturve është ndër më të rëndat.
Dëmet materiale i riparuam, viktimat e të rënët i varrosem me dinjitet dhe çdo herë përulemi para tyre me pietet, por fatin e të pagjeturve nuk e zgjidhem ende.
Këtë obligim moral e kombëtar ndaj personave të pagjetur dhe familjeve të tyre si shtet nuk e kemi përmbushur akoma. Gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona nuk është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti.
Sot lutemi për ta dhe familjet e tyre! Ata janë heronjtë tanë! As nuk do te harrohen,as nuk do falen!
